Home / Lajme / Ndërkombëtare / Kriza energjetike pas luftës Iran-SHBA, BE u kërkon vendeve anëtare të frenojnë konsumin e gazit dhe energjisë

Kriza energjetike pas luftës Iran-SHBA, BE u kërkon vendeve anëtare të frenojnë konsumin e gazit dhe energjisë

Ndikimi i luftës në Iran mbi tregjet e naftës dhe gazit ka shtuar presionin mbi çmimet e energjisë në Bashkimin Evropian. Në një letër drejtuar vendeve anëtare, Komisioneri Evropian për Energjinë u kërkoi qeverive të shqyrtojnë masa për reduktimin e kërkesës.

“Po përballemi me një krizë çmimesh të lidhur me një krizë furnizimi”, shkroi Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, në adresimin e tij për ministrat e energjisë të shteteve anëtare.

Sipas tij, edhe pse Bashkimi Evropian është sot më i përgatitur se në dimrin e vitit 2021, kur Rusia shkurtoi ndjeshëm furnizimet me gaz drejt Evropës, qeveritë duhet të përshpejtojnë planifikimet për dimrin e ardhshëm.

Dan Jorgensen u bëri thirrje vendeve anëtare të marrin në konsideratë zbatimin ose vijimin e masave që garantojnë rezerva të mjaftueshme dhe, nëse është e nevojshme, ulin konsumin e gazit dhe energjisë elektrike.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com