Viti 2020 mbetet viti me prodhimin më të lartë bruto të energjisë elektrike nga termocentralet e Kosovës në periudhën 2002–2025.
Sipas Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës 2026, prodhimi bruto nga termocentralet atë vit arriti në 6,663 GWh, ose rreth 6.66 TWh. Në vitin 2002, prodhimi bruto nga termocentralet ishte 3,151.7 GWh. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2020, ai arriti në 6,663 GWh.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar gjatë gjithë periudhës së krahasuar. Para rekordit, prodhimi ishte rritur në disa vite radhazi dhe në vitin 2019 ishte rreth 6.1 TWh.

Pas vitit 2020, prodhimi mbeti në nivele të larta. Në vitin 2021 ishte rreth 6.59 TWh, ndërsa në vitin 2022 rreth 6.35 TWh.
Në 2025 termocentralet prodhuan rreth 1.4 TWh nën rekordin e vtit 2020
Në vitin 2025, termocentralet prodhuan 5,253.7 GWh energji elektrike. Kjo ishte rreth 1.4 TWh më pak se niveli rekord i vitit 2020.
Megjithatë, edhe në vitin 2025 termocentralet mbetën pjesë kryesore e prodhimit vendor. Në të njëjtën kohë, kërkesa për energji elektrike arriti nivelin më të lartë të serisë, me 5,529.5 GWh.
Në bilancin e viteve të fundit është rritur edhe prodhimi nga burimet e ripërtëritshme, përfshirë hidrocentralet, energjinë e erës dhe atë solare.



