Home / Lajme / Elektrodata / Konsumi i rrymës në trend të rritjes qe 24 vjet në Kosovë, në 2025 u shënua niveli më i lartë

Konsumi i rrymës në trend të rritjes qe 24 vjet në Kosovë, në 2025 u shënua niveli më i lartë

Më së shumti energji elektrike u konsumua në Kosovë në vitin 2025. Sipas Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës 2026, konsumi në vitin 2025 arriti në 5,529.5 GWh, ose rreth 5.53 TWh. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar gjatë periudhës 2002–2025.

Në vitin 2002, kur filloi rexhistrimi i të dhënave, konsumi i energjisë elektrike ishte 1,950.4 GWh. Gjatë viteve që pasuan, kërkesa u rrit dhe në vitin 2025 kaloi nivelin prej 5.5 TWh.

Krahasimi i dy viteve tregon shkallën e ndryshimit: në vitin 2025 u konsumua rreth 2.8 herë më shumë energji elektrike sesa në vitin 2002, përcjell Energy Monitor.

Rekordi i vitit 2025 është pjesë e një rritjeje afatgjatë të kërkesës për energji elektrike, ndërsa në vitet e fundit kanë ndryshuar edhe pesha e sektorëve dhe mënyra se si konsumohet energjia.

3,130 GWh u konsumuan nga amvisëritë kosovare në 2023

Për strukturën e konsumit, të dhënat e ZRRE-së japin një pamje më të detajuar. Si shembull, në vitin 2023 amvisëritë në Kosovë konsumuan 3,130 GWh nga 5,199, ose 60.2 për qind.

Pjesa tjetër u konsumua nga konsumatorët jo-shtëpiakë. Në vitet e fundit është rritur edhe pesha e bizneseve në tregun e rregulluar, e cila sipas ZRRE-së arriti në 38 për qind në vitin 2025, nga 31.9 për qind në vitin 2020.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com