Edicioni i pestë i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2026) do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke mbledhur kompani vendase dhe ndërkombëtare, investitorë, institucione dhe profesionistë të sektorëve të energjisë dhe ndërtimit.
Panairi organizohet nga I-Exhibitions dhe synon të krijojë një hapësirë për prezantimin e teknologjive, zgjidhjeve inovative, projekteve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve.
Në fokus të ECGE 2026 do të jenë energjia e ripërtëritshme, efiçienca energjetike, teknologjitë e ruajtjes së energjisë dhe rrjetet inteligjente. Pjesë e programit do të jenë gjithashtu ndërtimi i qëndrueshëm, materialet dhe teknologjitë e reja të ndërtimit, si dhe zgjidhjet që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, përcjell Energy Monitor.
Organizatorët e paraqesin panairin si një mundësi për kompanitë që të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të krijojnë kontakte me investitorë dhe partnerë potencialë dhe të shqyrtojnë mundësi të reja biznesi në sektorët përkatës.
Në mesin e mbështetësve të këtij edicioni, Vodafone Albania dhe E-Saving janë renditur si partnerë platin. ITE Group, me markat Vimar dhe Baks, Vega Group, Meps Albania dhe OSHEE e FTL janë partnerë gold, ndërsa AESS, Unisolar dhe Instituti i Ndërtimit janë partnerë silver.
Media partnerë të panairit janë A2 CNN, Business Magazine dhe Glass Balkan.
Kompanitë e interesuara për të marrë pjesë mund të rezervojnë stendat përmes organizatorëve, ndërsa vizitorët mund të regjistrohen në faqen zyrtare të panairit: https://ecge.i-exhibitions.com/en/visitor
ECGE 2026 është edicioni i pestë i këtij panairi, i cili synon të promovojë bashkëpunimin dhe investimet në energji, ndërtim dhe teknologji që mbështesin një model më të qëndrueshëm zhvillimi.



