Home / Lajme / Tjera / Alarmi i Sadikut: ZRRE pa tre anëtarë në Bord, KEK-ut i skadon licenca në tetor

Alarmi i Sadikut: ZRRE pa tre anëtarë në Bord, KEK-ut i skadon licenca në tetor

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka njoftuar se tre anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike u ka skaduar mandati ndërsa KEK-ut i skadon licenca në tetor. Pa licencë, sipas tij, KEK-u nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.

Këtë zhvillim ai e ka cilësuar si skandal dhe nivel të lartë amatorizmi.

“Bordi nuk e ka kapacitetin e plotë për të kryer funksionet e tij”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Në anën tjetër, sipas tij, më 4 tetor pritet të skadojë  edhe licenca Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Pa licencë, KEK-u nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike. Pra, si ka mundësi që një shtet të vijë në këtë situatë? Rreziku është jashtëzakonisht i madh. Ose kemi të bëjmë me një paaftësi të skajshme në qeverisje, ose ekziston një lojë në prapavijë që hap rrugë për import edhe më të madh të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com