Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në mesnatë, pas evidentimit të disa parregullsive teknike.
Sipas KEK-ut, ndalja është masë parandaluese për të mundësuar kontrollin dhe ndërhyrjet teknike në pajisje. Ekipet e kompanisë janë angazhuar për identifikimin e shkakut dhe eliminimin e problemit, përcjell Energy Monitor.
KEK nuk ka dhënë ende një afat për rikthimin e njësisë në operim, duke thënë se ajo do të rikthehet në punë pasi të përfundojnë kontrollet dhe të konfirmohen kushtet e sigurta për operim.



