Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar aksion simbolik para zyrave të KEK-ut, në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni simbolik është bërë thirrje për kushte më të mira për punëtorët. Ky aksion është zhvilluar disa ditë pas vdekjes së një punëtori në këtë institucion.
Për ditën e nesërme është paralajmëruar protestë, duke filluar nga ora 8:00, në tri divizione të KEK-ut.



