Home / Highlights / Pak pasi u rikthye, sërish ndërpritet prodhimi në njësinë A4 të Kosovës A

Pak pasi u rikthye, sërish ndërpritet prodhimi në njësinë A4 të Kosovës A

Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” do të ndalet sërish, pak më shumë se dy javë pasi ishte rikthyer në operim pas një defekti.

KEK ka njoftuar se ndalja e kontrolluar u bë më 9 shtator në mesnatë, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik.

Sipas KEK-ut, ndalja është masë parandaluese për të mbrojtur pajisjet, për të shmangur një defekt më të madh dhe për të ruajtur kushtet e sigurta të operimit, përcjell Energy Monitor.

Ekipet teknike do të vlerësojnë gjendjen e njësisë dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për trajtimin e problemit. KEK ka bërë të ditur se për rikthimin e A4 në operim do të njoftojë me kohë.

Njësia A4 ishte rikthyer në rrjet më 24 gusht, duke e çuar KEK-un në tri njësi aktive pas një periudhe me defekte në njësitë prodhuese.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com