Zgjerimi i përdorimit të mjeteve elektrike ka dhënë edhe rezultate konkrete në mbrojtjen e mjedisit.
Të dhënat e fundit të DPSHTRR tregojnë një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve elektrike në Shqipëri.
Gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 u regjistruan 3 mijë e 901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Nga totali i mjeteve të reja të regjistruara, 39.9% janë me 0 km, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me 28.2% në vitin 2024 dhe 25% në 2023, ndërsa në 2022 kjo shifër ishte vetëm 7.2%.
Impakti ambiental pozitiv
Zgjerimi i përdorimit të mjeteve elektrike ka dhënë edhe rezultate konkrete në mbrojtjen e mjedisit.
Sipas DPSHTRR, gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 janë reduktuar mbi 13.5 milionë kg CO2, një sasi ekuivalente me 452 mijë e 276 pemë.
Të dhënat tregojnë një trend të qartë rritës të mjeteve elektrike dhe konfirmojnë angazhimin për një transport më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.
Ky zhvillim është pjesë e strategjisë për reduktimin e ndotjes dhe promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm në Shqipëri.


