Home / Lajme / Makinat elektrike / Ligjvënësit e BE-së kërkojnë kufizime ndaj automjeteve të prodhuesit BYD për arsye sigurie

Ligjvënësit e BE-së kërkojnë kufizime ndaj automjeteve të prodhuesit BYD për arsye sigurie

Ligjvënësi francez paralajmëroi se kamerat, sistemet GPS, mikrofonat dhe sensorët lazer në automjetet e lidhura kineze mund të mbledhin informacione të ndjeshme pranë bazave ushtarake dhe infrastrukturës strategjike.

Ligjvënësit evropianë kanë bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve ndaj prodhuesit kinez të automjeteve BYD për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë, përfshirë përjashtimin e tij nga prokurimet publike dhe kufizimin e qasjes së automjeteve të tij në objektet ushtarake, transmeton Anadolu.

Dje, ligjvënësi francez, Francois Kalfon tha se u kishte dërguar një letër kryeministrit francez, Sebastien Lecornu dhe se së bashku me tetë ligjvënës të tjerë i ishte drejtuar Komisionit Evropian.

Ligjvënësi francez paralajmëroi se kamerat, sistemet GPS, mikrofonat dhe sensorët lazer në automjetet e lidhura kineze mund të mbledhin informacione të ndjeshme pranë bazave ushtarake dhe infrastrukturës strategjike.

Kalfon tha se Britania e Madhe dhe Polonia kanë kufizuar qasjen e automjeteve kineze në objektet ushtarake ndërsa ushtria amerikane ka ndaluar automjetet BYD në bazën e saj “Kadena” në Japoni. Ai shtoi se Franca ende nuk ka miratuar masa të ngjashme.

Ai i bëri thirrje Francës dhe BE-së të ndërmarrin veprime përpara se të konfirmohet ndonjë incident spiunazhi, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e objekteve strategjike nga kërcënimet hibride.

Propozimet e tij përfshijnë klasifikimin e BYD-së si furnizues me rrezik të lartë në kuadër të legjislacionit të BE-së për sigurinë kibernetike, i cili aktualisht është në fazën e negociatave si dhe kufizimin e importeve të automjeteve të kompanisë.

/aa.com.tr

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com