Kosova së shpejti do të bëhet anëtare e World Water Council, organizatë ndërkombëtare që bashkon mbi 260 anëtarë nga 52 shtete dhe bashkëpunon ngushtë me OKB-në dhe agjencitë e saj, përfshirë UNESCO.
Zyrtarizimi i rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit u bë në kuadër të Istanbul International Water Forum, gjatë një takimi mes ministres së Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, dhe presidentit të Këshillit Botëror të Ujërave, Loïc Fauchon.
Sipas njoftimit të ministrisë, Pacolli pranoi ftesën për anëtarësim dhe pjesëmarrje në konferencat kryesore globale për ujin, me synim që Kosova të jetë pjesë e diskutimeve dhe vendimmarrjeve ndërkombëtare në fushën e mjedisit dhe resurseve ujore.
Po ashtu, presidenti i organizatës pranoi ftesën për të vizituar Kosovën në kuadër të ceremonisë së anëtarësimit.
Ministria tha se ky zhvillim vjen si rezultat i reformave në mbrojtjen dhe menaxhimin e resurseve ujore, ndërsa anëtarësimi pritet të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës në trajtimin e sfidave që lidhen me ujin dhe mjedisin.



