Home / Lajme / Kosova / Raporti i FMN’së vendos Kosovën të fundit në rajon për të ardhura për kokë banori, Shqipëria e treta

Raporti i FMN’së vendos Kosovën të fundit në rajon për të ardhura për kokë banori, Shqipëria e treta

Kosova mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për frymë në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas FMN-së, të ardhurat për frymë në Kosovë llogariten në 8,958 dollarë, duke e renditur vendin pas Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Teksa thekson se përmirësimi i performancës ekonomike lidhet drejtpërdrejt me thellimin e reformave.

“Përmirësimi i produktivitetit dhe reformat në tregun e punës mbeten elemente kyçe për përballimin e sfidave strukturore dhe demografike”, vlerëson FMN.

Në analizën e tij, FMN nënvizon se investimet në kapitalin njerëzor, modernizimi teknologjik dhe përmirësimi i klimës së biznesit mbeten faktorë përcaktues për zhvillimin ekonomik.

“Ekonomitë e rajonit po kalojnë gradualisht nga një model i mbështetur kryesisht në konsum drejt një rritjeje më të bazuar në investime dhe eksporte”, thuhet në raport.

Sa i përket Shqipërisë, FMN evidenton një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë në raport me Kosovën dhe e lidh këtë me disa faktorë ekonomikë.

“Disiplina fiskale, zgjerimi i sektorit të shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në forcimin e performancës ekonomike”, thekson FMN.

Sfida kryesore sipas FMN-së për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet rritja e konkurrueshmërisë ekonomike.

“Forcimi i produktivitetit dhe krijimi i një ekonomie më konkurruese mbeten thelbësore për afrimin me standardet europiane”, përfundon FMN.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com