Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Vetëprodhuesit e energjisë fotovoltaike “nuk paguhen”

Shqipëri: Vetëprodhuesit e energjisë fotovoltaike “nuk paguhen”

Vetëprodhuesit e energjisë fotovoltaike, të cilët mund të jenë qytetarë apo biznese në Shqipëri aktualisht nuk marrin asnjë shpërblim për sasinë e energjisë që hedhin në rrjet.

Kjo për faktin se ende nuk është përcaktuar një metodologji mbi bazën e së cilës kategoria e vetëprodhuesve të energjisë së rinovueshme të paguhen.

Julia Guga drejtore e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë ERE thekson se  pas miratimit të kësaj metodologjie do të përcaktohet edhe  një çmim konkret.

“Nuk është përcaktuar ende një çmim për energjinë që prodhon kjo kategori konsumatorësh . sipas ligjit janë vetëprodhues, njëkohësisht janë konsumatorë të energjisë dhe prodhues nga panelet diellore. Nuk vendoset një çmim pa u përcaktuar metodologjia,” thotë ajo.

Sipas drejtores së Mbrojtjes së konsumatorit pranë ERE është e rëndësishme që me anë të metodologjisë  të  mbrohen interesat e të gjitha palëve.

Aktualisht  që prej një viti Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me grupet e interesit dhe ekspertë ka nisur punën për të hartuar një metodologji  për të zgjidhur këtë ngërç. /abcnews.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com