Home / Lajme / Rajoni / BE ndan 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – financim për reforma dhe energji të pastër

BE ndan 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – financim për reforma dhe energji të pastër

Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria përfiton 49 milionë euro, Mali i Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut 65.7 milionë euro, pas vlerësimit pozitiv të reformave të zbatuara në fushat e ekonomisë, inovacionit dhe digjitalizimit.

Sipas Komisionit Evropian, fondet do të kanalizohen pjesërisht përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me fokus në projekte të energjisë së pastër, infrastrukturës së qëndrueshme dhe zhvillimit digjital.

Në Shqipëri, mbështetja lidhet me përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe forcimin e sektorëve të ekonomisë së gjelbër dhe inovacionit, përcjell Energy Monitor.

Në Maqedoninë e Veriut, financimi lidhet me arsimin dhe infrastrukturën digjitale, ndërsa në Mal të Zi me kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Komisioni Evropian thekson se përmes WBIF, këto fonde do të mbështesin projekte në energji, transport të qëndrueshëm dhe zhvillim të kapitalit njerëzor në rajon.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se Plani i Rritjes po sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe po afron vendet e Ballkanit Perëndimor me tregun e Bashkimit Evropian.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com