Home / Lajme / Kosova / KEDS merr pjesë në takimin rajonal të CIGRE SEERC në Prishtinë

KEDS merr pjesë në takimin rajonal të CIGRE SEERC në Prishtinë

KEDS ka marrë pjesë në takimin e Bordit Menaxhues (Management Board – MB) dhe Komitetit Teknik Këshillues (Technical Advisory Committee – TAC) të CIGRE South East Europe Regional Council (SEERC), i cili u organizua nga CIGRE Kosova në Prishtinë.

Kompania u përfaqësua nga Dr. Avni Alidemaj, Zyrtar Kryesor i Operimeve në KEDS, i cili mori pjesë në diskutimet mbi zhvillimet më të fundit në sektorin energjetik, sfidat e tranzicionit energjetik dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Takimi mblodhi ekspertë dhe përfaqësues të industrisë së energjisë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimet profesionale mbi të ardhmen e sistemeve elektroenergjetike, përcjell Energy Monitor.

Një nga momentet kryesore të këtij eventi ishte pjesëmarrja e Presidentit të CIGRE, Konstantin Papailiou, organizatës ndërkombëtare që bashkon ekspertët më të njohur botërorë në fushën e sistemeve të energjisë elektrike.

CIGRE (Conseil International des Grands Réseaux Électriques) është një organizatë globale profesionale që promovon zhvillimin e teknologjive dhe praktikave më të mira në sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përmes pjesëmarrjes në këtë forum, KEDS thekson angazhimin e tij për të ndjekur zhvillimet më të avancuara teknologjike dhe për të kontribuar në modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com