Home / Lajme / Energjia konvencionale / KEK nënshkruan kontratë për furnizim me pompë vertikale për TC “Kosova A”

KEK nënshkruan kontratë për furnizim me pompë vertikale për TC “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë për furnizim me pajisje për nevojat e Termocentralit “Kosova A”, në kuadër të një aktiviteti prokurimi për pompa dhe pjesë rezervë.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është ndarë në dy lote, ndërsa kontrata e nënshkruar i referohet Lotit për pompë vertikale me shumë qarqe. Furnizimi do të realizohet në depon e TCA-së në Obiliq, përcjell Energy Monitor.

Kontrata është lidhur me kompaninë “NOVAMAT sh.p.k” në vlerë prej 10,620 euro, ndërsa në këtë lot kanë marrë pjesë gjithsej tre operatorë ekonomikë, të cilët janë vlerësuar si të përgjegjshëm. Oferta fituese ka qenë 10,620 euro, ndërsa oferta më e lartë e përgjegjshme ka arritur në 18,877.64 euro.

Aktiviteti i prokurimit mbetet i ndarë në dy lote, ku për momentin është bërë publik vetëm nënshkrimi për lotin e pompës vertikale, ndërsa detajet për lotin tjetër nuk janë bërë të ditura në njoftimin zyrtar.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com