Audi po përgatitet për rikthimin e modelit A2, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në Evropë gjatë vjeshtës së ardhshme.
Modeli i ri do të rikthehet me një qasje tërësisht elektrike, duke u pozicionuar si një hatchback që synon të luajë një rol të rëndësishëm në gamën elektrike të prodhuesit gjerman.
Prototipet e Audi A2 të ri vijojnë testimet dhe së fundmi një prej tyre është parë në pistën e famshme të Nürburgringut në Gjermani.
Edhe pse prototipi është ende i mbuluar me kamuflazh të rëndë, format e tij lënë të kuptohet për një dizajn që merr frymëzim nga gjenerata origjinale e A2, duke ruajtur një lidhje vizuale me modelin e njohur.
Sipas pritshmërive, shitjet e Audi A2 të ri do të nisin në fillim të vitit 2027.
Sa i përket çmimit, modeli i ri elektrik pritet të ofrohet në treg me një çmim fillestar prej rreth 35 mijë eurosh.
Me rikthimin e A2 si automjet elektrik, Audi synon të kombinojë emrin e njohur të modelit me strategjinë e saj për zgjerimin e gamës së automjeteve elektrike.



