Komiteti Kombëtar i CIGRE Kosovo do të marrë pjesë në Sesionin e Parisit 2026 të CIGRE, një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare për profesionistët dhe ekspertët e sistemeve elektroenergjetike. Sesioni do të mbahet nga 23 deri më 28 gusht në Paris.
Sipas CIGRE Kosovo, në këtë ngjarje do të prezantohet edhe një punim teknik nga Kosova, i cili është pranuar për prezantim në kuadër të programit të Sesionit të Parisit 2026.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë aktivitet do të mundësojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertë të sektorit të energjisë nga vende të ndryshme dhe paraqet një mundësi për të promovuar punën dhe zhvillimet teknike në sektorin elektroenergjetik të Kosovës.
CIGRE është një komunitet ndërkombëtar i ekspertëve të sistemeve elektroenergjetike, që bashkon profesionistë nga kompanitë, institucionet, universitetet dhe organizatat e sektorit të energjisë.



