KEDS po investon në modernizimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe të mesëm në Komunën e Lipjanit, përmes projekteve “Sllovi IV (Shkolla e re)” dhe “Sllovi IV (Shkolla e re) – TS i Ri”.
Projekti përfshin zëvendësimin e shtyllave ekzistuese prej druri me 110 shtylla të reja prej betoni, ndërsa një pjesë e rrjetit të tensionit të ulët do të vendoset nëntokësore.
Në kuadër të investimit do të instalohen edhe dy transformatorë 10(20)/0.4 kV, me kapacitet prej 250 kVA secili, përcjell Energy Monitor.
Sipas KEDS-it, investimi synon rritjen e sigurisë së rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës.
Vlera e planifikuar e investimit është 142,597.27 euro, ndërsa deri më tani janë realizuar rreth 116,353.30 euro.
KEDS thotë se investimet janë pjesë e projekteve për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes.



