Home / Lajme / Kosova / Gusht rekord për eksportin e energjisë, Kosova shiti 12.8 milionë euro brenda një muaji

Gusht rekord për eksportin e energjisë, Kosova shiti 12.8 milionë euro brenda një muaji

Kosova ka eksportuar energji elektrike në vlerë prej mbi 45.48 milionë eurosh gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa gushti ka qenë muaji me vlerën më të madhe të shitjeve jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Doganës për periudhën janar–gusht 2026, vlera e përgjithshme e energjisë elektrike të eksportuar nga Kosova arrin saktësisht në 45,483,442 euro.

Eksportet sipas muajve kanë qenë:

  •  Janar: 4.96 milionë euro
  •  Shkurt: 3.97 milionë euro
  •  Mars: 3.10 milionë euro
  •  Prill: 5.21 milionë euro
  •  Maj: 4.32 milionë euro
  •  Qershor: 3.99 milionë euro
  •  Korrik: 7.13 milionë euro
  •  Gusht: 12.80 milionë euro

Kështu, gushti rezulton muaji me vlerën më të madhe të eksportit të energjisë elektrike gjatë tetë muajve të parë të vitit, me mbi 12.8 milionë euro. Kjo është rreth 5.67 milionë euro më shumë se në korrik.

Shqipëria, tregu kryesor

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike është eksportuar drejt Shqipërisë. Gjatë tetë muajve, vlera e energjisë së eksportuar në këtë shtet ka arritur në rreth 23.77 milionë euro.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me rreth 15.52 milionë euro. Në Zvicër janë regjistruar eksporte në vlerë prej rreth 2.55 milionë eurosh, ndërsa në Mal të Zi rreth 2.47 milionë euro.

Sasi me vlerë më të vogël janë regjistruar edhe drejt Greqisë, Serbisë, Danimarkës dhe Sllovenisë.

Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, së bashku, përbëjnë rreth 39.29 milionë euro, apo mbi 86 për qind të gjithë vlerës së energjisë elektrike të eksportuar nga Kosova gjatë kësaj periudhe.

Duhet bërë dallimi ndërmjet vlerës financiare të energjisë së eksportuar, të regjistruar në të dhënat doganore, dhe statistikave të ASK-së për eksportin fizik të energjisë të shprehur në GWh. ASK, për shembull, raporton se në janar eksporti i energjisë ishte 299.19 GWh, në shkurt 294.67 GWh, në mars 225.55 GWh dhe në prill 203.27 GWh, ku përfshihet edhe sasia e transmisionit. /Kujdestari.info

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com