Home / Lajme / Rajoni / Bie niveli i ujit në Fierzë, mungesa e reshjeve ul rezervat hidrike në 270 metra mbi nivelin e detit

Bie niveli i ujit në Fierzë, mungesa e reshjeve ul rezervat hidrike në 270 metra mbi nivelin e detit

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka shënuar rënie gjatë muajve të fundit, si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta.

Të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se aktualisht kuota e liqenit është rreth 270 metra mbi nivelin e detit, ndërsa mesatarja shumëvjeçare për periudhën e verës është rreth 280 metra.

Megjithatë, situata aktuale konsiderohet e menaxhueshme për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të KESH, nivele të tilla për muajt gusht dhe shtator janë të rralla, ndërsa rezerva e ujit pritet të mundësojë vijimin e prodhimit deri në fillimin e reshjeve të vjeshtës.

Konsumi i energjisë është rritur gjithashtu për shkak të temperaturave të larta, duke shtuar kërkesën për energji elektrike gjatë verës. Për të garantuar furnizimin e sistemit gjatë muajve shtator dhe tetor, KESH ka hapur një procedurë për blerjen e energjisë, me vlerën totale të importeve të parashikuara për periudhën e vjeshtës që arrin rreth 41 milionë euro.

Objektivi i vendit është që deri në vitin 2030 më shumë se gjysma e energjisë elektrike të prodhohet nga burime të ripërtëritshme, duke diversifikuar burimet e furnizimit dhe duke ulur varësinë nga reshjet.

/rtsh.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com