Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Në Lipjan mbahet debat publik për projektin fotovoltaik 126 kWp

Në Lipjan mbahet debat publik për projektin fotovoltaik 126 kWp

Në Lipjan do të mbahet debat publik për projektin e instalimit të një sistemi fotovoltaik me kapacitet prej 126 kWp në çatinë e objektit afarist të kompanisë “Papenburg & Adriani Company” SH.P.K., në Grackë të Vjetër.

Debati publik është pjesë e procedurës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektin, i cili parasheh instalimin e një sistemi solar në çatinë e objektit administrativ të kompanisë, me qëllim të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Projekti është planifikuar në ngastrën kadastrale P-71409080-00374-0, në zonën kadastrale Grackë e Vjetër në Lipjan. Raporti i VNM-së është publikuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kuadër të procedurës për marrjen e Pëlqimit Mjedisor, përcjell Energy Monitor.

Debati publik do të mbahet më 2 nëntor 2026, në ora 09:00, në adresën Rr. Magjistrale M-25 “Ibrahim Rugova”, në Grackë të Vjetër. Debati do të mund të ndiqet edhe në mënyrë virtuale.

Palët e interesuara mund të paraqesin komentet e tyre lidhur me projektin gjatë procedurës së konsultimit publik.

Sistemi i planifikuar do të ketë kapacitet prej 126 kWp dhe do të vendoset mbi çatinë e objektit ekzistues, duke përdorur energjinë diellore për prodhimin e energjisë elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com