Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 733 mijë euro në modernizimin e rrjetit elektrik në Prizren

KEDS investon mbi 733 mijë euro në modernizimin e rrjetit elektrik në Prizren

KEDS ka nisur investimin në modernizimin e rrjetit të tensionit të ulët në Prizren, në kuadër të projektit “Durmish Asllani III”.

Sipas KEDS-it, projekti parasheh shtrirjen e të gjithë rrjetit të tensionit të ulët nëntokësor, ndërsa rrjeti ajror ekzistues me 146 shtylla dhe përçues do të demontohet.

Në kuadër të projektit janë zëvendësuar edhe dy transformatorë ekzistues me transformatorë të rinj me kapacitet prej 1,000 kVA dhe 1,600 kVA, njofton Energy Monitor.

Mbi 384 mijë euro janë investuar deri tani

Investimi i planifikuar për projektin arrin në 733,853.71 euro, ndërsa deri tani janë realizuar punime në vlerë prej rreth 384,296.18 euro.

KEDS thotë se nga investimi do të përfitojnë qindra konsumatorë, përmes një rrjeti më të sigurt dhe modern dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Projekti është pjesë e investimeve të KEDS-it në modernizimin dhe përforcimin e rrjetit të shpërndarjes në Kosovë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com