KEDS ka zhvilluar gjatë muajit shtator një vizitë teknike me kompaninë turke YEDAŞ, në kuadër të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas KEDS-it, vizita u fokusua në ndarjen e praktikave profesionale dhe shkëmbimin e njohurive teknike ndërmjet ekipeve të të dyja kompanive.
YEDAŞ është një nga operatorët e shpërndarjes së energjisë në Turqi dhe administron rrjetin në rajonin e Detit të Zi, ndërsa KEDS operon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë, përcjell Energy Monitor.
KEDS tha se bashkëpunimi synon të forcojë zhvillimin profesional të stafit dhe të krijojë mundësi për të mësuar nga praktikat e përdorura në të dyja kompanitë.



