KEDS ka përfunduar projektin “PATAQANI” në Komunën e Rahovecit, përmes të cilit është avancuar infrastruktura e rrjetit të tensionit të mesëm dhe është modernizuar rrjeti elektrik në zonë.
Projekti ka përfshirë ndërtimin e rrjetit të ri ajror dhe nëntokësor, si dhe zëvendësimin e infrastrukturës ekzistuese me 322 shtylla të reja prej betoni.
Në kuadër të investimit janë instaluar edhe dy transformatorë me kapacitet prej 250 kVA dhe 400 kVA, duke rritur kapacitetin dhe përshtatshmërinë e rrjetit për nevojat e konsumatorëve, përcjell Energy Monitor.
Sipas KEDS-it, investimi ka vlerë 578,437.63 euro, ndërsa qindra konsumatorë janë përfitues të drejtpërdrejtë të projektit.
KEDS tha se investime të tilla synojnë përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.



