Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS vazhdon investimet në Gjilan, forcohet rrjeti elektrik në zonën e Hysen Terpezës

KEDS vazhdon investimet në Gjilan, forcohet rrjeti elektrik në zonën e Hysen Terpezës

KEDS po vijon investimet në Distriktin e Gjilanit, në kuadër të projektit TS Hysen Terpeza, me qëllim përmirësimin e performancës së rrjetit dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me energji elektrike.

Sipas njoftimit të kompanisë, deri në këtë fazë të projektit janë vendosur 48 shtylla betoni, janë ndërtuar rreth 1 kilometër linjë ajrore dhe kabllore, si dhe është instaluar një trafostacion i ri me kapacitet 630 kVA. Po ashtu, trafostacioni është pajisur me blindë metalike dhe kthina të reja.

Pas përfundimit të punimeve, banorët e zonës pritet të përfitojnë nga një rrjet më i fuqishëm, tension më i qëndrueshëm dhe furnizim më cilësor me energji elektrike, sipas KEDS.

/Energy Monitorhttps://www.kosovoenergy.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com