Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 419 mijë euro në rrjetin elektrik në Vushtrri

KEDS investon mbi 419 mijë euro në rrjetin elektrik në Vushtrri

KEDS po investon rreth 420 mijë euro në modernizimin e rrjetit të tensionit të mesëm në kuadër të projektit “MAXHUNAJ” në Komunën e Vushtrrisë, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Sipas KEDS-it, projekti parasheh zëvendësimin e shtyllave ekzistuese të tensionit të mesëm me 303 shtylla të reja prej betoni. Pjesa më e madhe e rrjetit do të jetë ajrore, ndërsa një segment do të ndërtohet nëntokësor.

Investimi përfshin gjithashtu ndërtimin e një shtëpize metalike për transformatorë dhe dy kthina të rrjetit, përcjell Energy Monitor.

Vlera e planifikuar e projektit është 419,573.66 euro, ndërsa deri tani janë realizuar punime në vlerë prej rreth 302,352.50 euro, ose rreth 72% e investimit të planifikuar.

KEDS thotë se investime të tilla synojnë modernizimin e infrastrukturës së shpërndarjes dhe krijimin e kushteve për një furnizim më të sigurt dhe më cilësor me energji elektrike për konsumatorët.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com