Home / Lajme / Kosova / Çerdhja në Istog funksionon në një ambient më të ngrohtë këtë dimër falë masave të efiçiencës

Çerdhja në Istog funksionon në një ambient më të ngrohtë këtë dimër falë masave të efiçiencës

Fëmijët e çerdhes “Gëzimi ynë” në Istog po zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore në një ambient më të ngrohtë dhe të rehatshëm këtë dimër, falë përfundimit të masave të efiçiencës së energjisë nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Projekti ka përmirësuar kushte jetese dhe pune për 130 fëmijë dhe stafin e çerdhes, duke reduktuar konsumimin e energjisë dhe rritur mirëqenien. Masat e implementuara përfshijnë izolimin e mureve dhe kulmit, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, instalimin e ndriçimit LED të efiçient, si dhe vendosjen e një pompe termike për ngrohje.

Këto ndërhyrje janë realizuar përmes një skeme kthyese në bashkëpunim me komunën e Istogut. Projekti është një nga 17 projektet e auditimit dhe dizajnit të financuara nga Banka Botërore, ndërsa investimet konkrete janë mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Zyrtarët e FKEE theksojnë se investimet në efiçiencë energjetike në institucione publike si çerdhet nuk ndihmojnë vetëm në kursimin e energjisë, por përmirësojnë edhe kushtet e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com