Home / Lajme / Tjera / Nga Pljevlja te varfëria energjetike, temat kryesore të Forumit për Tranzicion të Drejtë këtë tetor

Nga Pljevlja te varfëria energjetike, temat kryesore të Forumit për Tranzicion të Drejtë këtë tetor

Forumi për Tranzicion të Drejtë 2026 do të mbahet më 20 tetor në Podgoricë, ku përfaqësues të institucioneve, sektorit privat, sindikatave, shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, të rinjve dhe akademisë do të diskutojnë sfidat dhe mundësitë që lidhen me tranzicionin energjetik.

Forumi organizohet nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në bashkëpunim me GIZ Bosnia and Herzegovina and Montenegro dhe Regional Climate Partnership.

Një nga temat kryesore do të jetë tranzicioni i drejtë në Pljevlja, me fokus në sfidat dhe mundësitë e komunitetit lokal dhe perspektivat e aktorëve në këtë zonë, përcjell Energy Monitor.

Në fokus do të jetë edhe varfëria energjetike, me diskutime për mjete dhe qasje të reja për identifikimin dhe mbështetjen më të mirë të familjeve që përballen me vështirësi për të përballuar kostot e energjisë.

Një tjetër temë do të jetë financimi i tranzicionit të drejtë, përfshirë burimet vendore të financimit, si çmimi i karbonit dhe mekanizma të tjerë financiarë.

Forumi do të trajtojë gjithashtu mënyrën se si komunikohet tranzicioni i drejtë, me fokus në rritjen e dukshmërisë, tregimin e historive dhe ndërtimin e besimit te procesi i transformimit energjetik.

Në program do të përfshihen edhe zërat e të rinjve, përmes prezantimeve dhe reflektimeve të fituesve të çmimeve “Just Transition Young Voices Awards”. Programi i çmimeve këtë vit është përqendruar në mënyrën se si të rinjtë dhe komunitetet e tyre e përjetojnë dhe e kuptojnë tranzicionin e drejtë energjetik, njofton Energy Monitor.

Në kuadër të Forumit do të prezantohet edhe ekspozita “Women in Energy Stories”, me fotografi të grave që punojnë në sektorin e energjisë në rajonin e Komunitetit të Energjisë.

Forumi do të mbahet më 20 tetor 2026 në Podgoricë, ndërsa aktivitetet vazhdojnë edhe më 21 tetor.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com