Home / Lajme / Rrjeti elektrik / BE-ja investon 3.3 milionë euro për njehsorë inteligjentë në veri të Kosovës

BE-ja investon 3.3 milionë euro për njehsorë inteligjentë në veri të Kosovës

Më shumë se 20,000 njehsorë inteligjentë janë instaluar në katër komunat veriore të Kosovës përmes një investimi prej 3.3 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me KEDS-in dhe Elektroseverin dhe synon modernizimin e sistemit të matjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Njehsorët inteligjentë mundësojnë matje më të saktë të konsumit dhe mbështesin një sistem më të automatizuar të faturimit të energjisë elektrike. Investimi synon gjithashtu të përmirësojë transparencën dhe efikasitetin e sistemit të matjes, përcjell Energy Monitor.

Financimi është pjesë e mbështetjes së BE-së për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, të dakorduar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas KEDS-it, instalimi i njehsorëve inteligjentë përbën një hap drejt modernizimit të infrastrukturës së matjes dhe krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike në katër komunat veriore.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com