Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS dhe kompania turke YEDAŞ zgjerojnë bashkëpunimin me vizitë teknike

KEDS dhe kompania turke YEDAŞ zgjerojnë bashkëpunimin me vizitë teknike

KEDS ka zhvilluar gjatë muajit shtator një vizitë teknike me kompaninë turke YEDAŞ, në kuadër të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas KEDS-it, vizita u fokusua në ndarjen e praktikave profesionale dhe shkëmbimin e njohurive teknike ndërmjet ekipeve të të dyja kompanive.

YEDAŞ është një nga operatorët e shpërndarjes së energjisë në Turqi dhe administron rrjetin në rajonin e Detit të Zi, ndërsa KEDS operon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë, përcjell Energy Monitor.

KEDS tha se bashkëpunimi synon të forcojë zhvillimin profesional të stafit dhe të krijojë mundësi për të mësuar nga praktikat e përdorura në të dyja kompanitë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com