Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Shpërthen zjarr në trafostacionin e energjisë në Klinë

Shpërthen zjarr në trafostacionin e energjisë në Klinë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në trafostacionin e energjisë elektrike që ndodhet pranë Fushës së Futbollit në Klinë, duke rrezikuar edhe shtëpitë përreth.

Nga pamjet që ka publikuar mediumi lokal Klina Info shihet se zjarri ishte i madh.

Për momentin, ende nuk ka informacione të plota lidhur me shkakun e zjarrit.