Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS përfundon investimin në nënstacionin Prizreni 1, forcohet rrjeti në Prizren, Dragash dhe Zhur

KEDS përfundon investimin në nënstacionin Prizreni 1, forcohet rrjeti në Prizren, Dragash dhe Zhur

KEDS Energy ka përfunduar një investim në Distriktin e Prizrenit, duke instaluar kabllo dhe kthina të reja 35 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizreni 1.

Sipas njoftimit të kompanisë, projekti përbën një ndërhyrje të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të tensionit të mesëm dhe synon rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Nga ky investim përfitojnë drejtpërdrejt rajoni i Prizrenit, Dragashit dhe Zhurit, duke përfshirë përmirësim të stabilitetit të furnizimit, rritje të besueshmërisë së sistemit dhe rritje të kapaciteteve për zhvillimin e rrjetit në të ardhmen.

KEDS thekson se investimi është pjesë e vazhdueshme e modernizimit të rrjetit elektrik, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të sigurt dhe më cilësor për konsumatorët.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com