Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 40 mijë euro për përforcimin e rrjetit elektrik në Viti

KEDS investon mbi 40 mijë euro për përforcimin e rrjetit elektrik në Viti

KEDS po realizon një projekt për modernizimin e rrjetit elektrik në nëndistriktin e Vitisë, në daljen 10(20) kV Binçë, me investim total të planifikuar prej 40,578 euro.

Punimet po zhvillohen në zonën e trafostacionit TS 61067008010 dhe synojnë të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qindra konsumatorë, përcjell Energy Monitor.

Projekti përfshin rikonstruktimin e rreth 1.2 kilometrave të rrjetit të tensionit të ulët, vendosjen e kabllos ajrore dhe shtyllave të betonit, ndërtimin e një trafostacioni të ri me kapacitet 400 kVA, si dhe përforcimin e rrjetit ekzistues.

Sipas KEDS-it, punimet ndodhen aktualisht në fazën e shtrirjes së kabllos së tensionit të ulët.

Në fazën aktuale, vlera e punimeve është 28,356 euro, ndërsa investimi i përgjithshëm pritet të arrijë në 40,578 euro pas përfundimit të projektit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com